Dyshimet për dallavere me vota, Prokuroria në Prizren me aksion ndaj grupit të dytë të komisionerëve

Prokuroria Themelore e Kosovës ka njoftuar për vazhdimin e aksionit ndaj komisionerëve.

Në njoftim, Prokuroria ka treguar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës pas pranimit të informatave publike lidhur me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Prizren, po vazhdojnë hetimet e zgjeruara lidhur me grupin e dytë të dyshuarve në Prizren.

banner

“Hetimet kanë të bëjnë me dyshimet për kryerjen e veprave penale të parashikuara në Kapitullin XVIII lidhur me shkeljen e të drejtave të votimit dhe Kapitullit XXXIII Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

E Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar masë paraburgimi për 15 kryekomisionerë të ndaluar të mërkurën nën dyshimin se në komunën e Malishevës i devijuan mbi 17 mijë vota të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, shkruan KOHA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.