E hëna me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe bore në zonat malore

IHMK paralajmëron reshje me intensitet mesatar deri të lartë dhe apelon për kujdes të shtuar në komunikacion.

Dita e hënë do të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, duke sjellë mot kryesisht të vranët dhe me reshje në pjesën më të madhe të vendit.

banner

Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), reshjet pritet të jenë të intensitetit mesatar deri në të lartë, ndërsa në zonat malore nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të përziera, shi me borë.

“Moti i vranët dhe me shi. Reshjet parashihen të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset malore parashihet shi me borë. Temperaturat minimale: 3 deri 5°C. Temperaturat maksimale: 6 deri 8°C. Era: kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1–5 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Instituti ka rekomanduar kujdes të shtuar në komunikacion, veçanërisht në zonat urbane dhe në vendet ku mund të ketë grumbullim uji, për shkak të reshjeve të vazhdueshme.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.