E konfirmuar: Lirohet nga arresti profesori i përfshirë në rastin e dhunës fizike në shkollën “Pavarësia”

Dy ditë më parë, Kosova u trondit nga një video e përleshjes mes një mësimdhënësi dhe nxënësi të shkollës “Pavarësia” në Prishtinë.

Tashmë profesori i akuzuar për rastin e dhunës në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë është liruar nga arresti.

banner

Lajmin për lirimin nga arresti e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

Shala i ka treguar Telegrafit se pas pranimit të informatave nga Policia e Kosovës dhe në bazë të tyre, Prokuroria kishte inicuar procedurë penale dhe i dyshuari ishte ndaluar për 48 orë për dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” sipas nenit 195 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Tutje, Prokuroria ka kërkuar në gjykatë që të caktohet një masë e re: paraqitje në stacionin policor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.