Edhe Macroni përmendet në dosjen “Epstein”

Në dokumentet e reja të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për çështjen Jeffrey Epstein shfaqet edhe emri i presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Në disa email-e dhe shkëmbime mesazhesh, vetë Epstein pretendon se Macron i kishte kërkuar këshilla për çështje që lidhen me institucionet, politikat dhe shkencën, shkruan Express.

banner

Një email i vitit 2018 përmend një mesazh që Epstein ia atribuon Macron mbi nevojën për riformatimin e institucioneve ndërkombëtare dhe bashkëpunimin mes sektorit publik dhe privat.

Në dokumente të tjera flitet edhe për një drekë në Pallatin Elysee në vitin 2016, kur Macron ishte ministër i Ekonomisë, si dhe një takim i përmendur në një komunikim tjetër privat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.