Edi Rama bën ndryshime në kabinetin qeveritar, shkarkon Elisa Spiropalin

Albana Koçiu zëvendëskryeministre, Ferit Hoxha merr drejtimin e Ministrisë së Jashtme.

Pas mbledhjes së zhvilluar këtë të enjte në Pallatin e Brigadave me grupin parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë dhe ministrat, kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshime në kabinetin qeveritar.

banner

Sipas vendimeve të bëra publike, Albana Koçiu është emëruar zëvendëskryeministre, duke zëvendësuar Belinda Balluku.

Ndërkohë, Besfort Lamallari është emëruar Ministër i Punëve të Brendshme, në vend të Albana Koçiut, ndërsa Toni Gogu merr postin e Ministrit të Drejtësisë, duke zëvendësuar Lamallarin.

Në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme është emëruar Ferit Hoxha, i cili zëvendëson Elisa Spiropali.

Ndryshime ka edhe në dikastere të tjera: Enea Karakafi emërohet Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, në vend të Belinda Ballukut; Ermal Nufi merr detyrën e Ministrit të Mbrojtjes, duke zëvendësuar Pirro Vengu; ndërsa Eriona Ismaili emërohet Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, në vend të Toni Gogut.

Ndryshimet pritet të ndiqen nga procedurat përkatëse ligjore për miratim.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.