
Shembjet dhe rrëshqitjet e dheut pamundësojnë qarkullimin, kryeministri pritet të inaugurojë Polin e Dijes në Korçë.
Për shkak të shembjeve dhe rrëshqitjeve në aksin Librazhd–Prrenjas, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të udhëtojë me helikopter drejt Korçës për inaugurimin e Polit të Dijes, pasi rruga mbeti e bllokuar edhe pas përpjekjeve për pastrimin e saj.
Sipas njoftimeve, Policia e Korçës është informuar se kreu i qeverisë do të zbresë me helikopter rreth orës 11:00 në qytet, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit.



