
Ish-kryenegociatorja thotë se në Gjykatën Speciale u dëgjua zëri i një lideri
Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë–Serbi, Edita Tahiri, ka deklaruar se e ka dëgjuar me vëmendje fjalimin përfundimtar të ish-presidentit Hashim Thaçi në Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke e cilësuar atë si një fjalim që pasqyronte rolin e tij historik.
Sipas Tahirit, fjalimi i Thaçit ishte në frymën e lidershipit që ai kishte treguar gjatë kohës sa ishte në krye të Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK). “Ashtu siç ishte lider i UÇK-së, edhe fjalimi ishte i tillë – i qartë, i vendosur dhe me mesazhe për drejtësinë dhe historinë,” është shprehur ajo.



