
Edison Jakurit, ekonomist i njohur, ka shkruar një status, në të cilin ka ofruar disa të dhëna interesante, ndonëse jo aq të mira për Kosovën.
Në statusin e tij, Jakurti ka theksuar se 210 mijë qytetarë kanë emigruar drejt BE-së në katër vitet e fundit.
“Kjo do të thotë se në periudhën 2020–2024 kanë emigruar drejt BE-së rreth 70 mijë qytetarë (afërsisht 50%) më shumë krahasuar me periudhën 2015–2019” – ka shkruar ai, ndër të tjera, transmeton Gazeta Politika.



