Endrit Thaçi për marshin: Është shumë emocionuese – sot nuk ka festë, por ka protestë

Djali i ish-presidentit falënderon mijëra qytetarët që morën pjesë në protestën në Prishtinë.

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur pas marshit “Drejtësi, jo politikë”, i cili mblodhi mijëra qytetarë në Prishtinë.

banner

Në një prononcim për Klan Kosova, ai e ka cilësuar marshin si shumë emocionues, duke theksuar mbështetjen e madhe qytetare.

“Është shumë emocionues, sot nuk ka festë, por ka protestë. Dua t’i falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë protestë. Faleminderit shumë”, tha ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.