
Djali i ish-presidentit shpreh shpresë se Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij do të lirohen së shpejti.
Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka vizituar babanë e tij në Hagë, aty ku ai po mbahet në paraburgim tash e më shumë se pesë vjet.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Endriti ka shprehur optimizëm se babai i tij, së bashku me bashkëluftëtarët, do të dalë së shpejti nga objekti ku po mbahen në paraburgim.
“Optimist. Duke i numëruar ditët kur nga ky objekt do të dalë babi me shokët e tij. Dielli do të lindë përsëri”, ka shkruar ai, duke bashkëngjitur edhe një emoji me gishtin lart, një simbol që përdorej shpesh nga ish-presidenti Thaçi.




