
Antropologia Armanda Hysa ka reaguar ndaj debatit publik dhe shkrimeve kundër filozofes Lea Ypi, duke e krahasuar situatën me sulmet që dikur iu bënë sopranos Ermonela Jaho.
Hysa thekson se nuk është marksiste dhe se një shkëndijë si ajo e Venezuelës i mjafton për t’u kundërvënë majtistëve dhe mbështetësve të diktaturave. Ajo shton se, ndonëse me Lea Ypin do të kishte ngritur tonet në debat, nuk ndihet e përgatitur për një përballje intelektuale në rrafsh filozofik.
Sipas saj, Lea Ypi është filozofe dhe teoriciene politike, ndërsa ajo vetë është etnologe, çka i vendos në fusha të ndryshme akademike dhe me referenca të ndryshme teorike. Për këtë arsye, Hysa thotë se do t’i duhej të paktën tre muaj përgatitje për të shmangur, siç e quan ajo, “guakllëkun” në një debat publik.
Në fund, ajo shprehet pa modesti se e konsideron veten ndër personat më të përgatitur, analitikë dhe të mençur në Shqipëri, duke nënvizuar se nëse as ajo nuk ndihet gati për një debat të tillë, atëherë situata bëhet edhe më e qartë.



