
PDK e dyta me 23.9%, LDK me 16.1%, ndërsa AAK merr 5.8%
Klan Kosova ka publikuar rezultatet e Exit Poll-it të realizuar nga kompania PIPOS për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura sot në Kosovë.
Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 44.1 për qind të votave. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 23.9 për qind, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 16.1 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 5.8 për qind të votave, ndërsa Nisma Socialdemokrate ka siguruar 1.1 për qind.
Rezultatet janë projeksione të Exit Poll-it dhe nuk përfaqësojnë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, të cilat pritet të publikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas numërimit të votave.



