Familje nga Kosova mbetet e bllokuar në makinë nga përmbytjet në Shqipër

Çifti me tre fëmijë u bllokua në rrugën nga Ndroqi për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Një familje nga Kosova, së bashku me tre fëmijët e tyre, raportohet se ka mbetur e bllokuar në makinë si pasojë e përmbytjeve në Shqipëri. Sipas raportimeve të TCH, familja ishte nisur nga zona e Ndroqit, por rruga është bërë e pakalueshme për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

banner

Siç shihet edhe në pamjet e publikuara, automjeti ka mbetur i bllokuar në mes të rrugës, ndërkohë që autoritetet përkatëse po ndërhyjnë për t’i nxjerrë të sigurt. Në zonë ka prezencë të madhe të ujit, i cili ka vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe ka rrezikuar sigurinë e udhëtarëve.

Reshjet intensive kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, duke sjellë probleme në qarkullim dhe situata të rrezikshme për qytetarët. Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të shmangin lëvizjen në rrugë të përmbytura dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencave.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.