Flaka Surroi alarmon: Kosova kurrë më ngushtë s’i ka pasur punët ekonomikisht

Flaka Surroi, gazetare veterane dhe udhëheqëse e grupit Koha, ka shkruar një opinion në lidhje me gjendjen e tanishme politike e shoqërore në Kosovë.

Në një artikull të botuar në Koha, Surroi, që është edhe një opinioniste e njohur, ka vlerësuar se Kosova kurrë nuk i ka pasur punët më ngushtë ekonomikisht e financiarisht, transmeton Gazeta Politika.

banner

Në alarmin e saj, zonja Surroi ka shkruar se Kosova është “nisur në theqafje”.

Fakti është edhe se Kosova kurrë më ngushtë nuk i ka pasur punët ekonomikisht e financiarisht, dhe se jemi nisur në theqafje sepse askush nuk po do që të shohë përtej hundës së vet. Të flasësh për prosperitet në një shtet që qe një vit gjendet në fushatë të përhershme zgjedhore, e në të cilin ndërkohë të janë rritur çmimet deri në absurd, përderisa sektori privat është duke u tharë, është ta jetosh një jetë paralele që nuk përkon me realitetin” – ka shkruar Surroi, ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.