
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Florian Qehaja, ka publikuar një fotografi me homologun e tij shqiptar, Denion Meidani.
Dy ambasadorët shqiptarë shiheni duke e bërë shqiponjën.
E gjitha u bë në kuadër të festimeve të 28 Nëntorit, ku u organizua një pritje në Ambasadën e Shqipërisë në Shkup.
“Nën organizimin dinjitoz të mikut tim, Ambasadorit Denion Meidani, në Shkup u organizua pritja shtetërore e Ambasadës 🇦🇱 me rastin e Festës së Pavarësisë dhe Ditës së Flamurit 🇦🇱. Vijon bashkëpunimi ynë i ngushtë institucional e vëllazëror në të gjitha nivelet” – ka shkruar Qehaja, transmeton Gazeta Politika.



