Përçarja mes Ramës e Kurtit: Nuk e urojnë njëri-tjetrin

As Albin Kurti e as Edi Rama nuk kanë uruar njëri-tjetrin për fitoret zgjedhore, duke thelluar distancën në marrëdhëniet mes dy qeverive shqiptare.

Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë dhe Shqipëri, vërehet një mungesë e theksuar e komunikimit diplomatik ndërmjet dy krerëve të qeverive – Albin Kurtit dhe Edi Ramës. Asnjëri prej tyre nuk ka bërë hapin për të uruar tjetrin për fitoren zgjedhore, çka thekson edhe më tej ftohjen në marrëdhëniet mes tyre.

banner

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka uruar Edi Ramën për formimin e qeverisë së re shqiptare – Rama 4 – pas zgjedhjeve të mbajtura në Shqipëri më 11 maj 2025. Në të njëjtën kohë, as Rama nuk e ka uruar Kurtin për fitoren në zgjedhjet parlamentare të Kosovës të mbajtura më 9 shkurt 2025.

Ky mos-komunikim bie në sy sidomos për faktin se urime për të dy liderët nuk kanë munguar nga liderë të tjerë të rajonit dhe botës, përfshirë kryeministra dhe presidentë të vendeve evropiane. Kjo e bën edhe më të theksuar distancën që është krijuar ndërmjet dy qeverive shqiptare, të cilat në të kaluarën kanë pasur momente të bashkëpunimit më të ngushtë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.