Gani Geci: Familja Jashari e refuzoi kërkesën e Kurtit qysh atë natë kur iu shkuan në shtëpi, e detyruan Muratin të flasë

Ish-deputeti thotë se pavarësisht refuzimit, LVV e detyroi që Murat Jashari të deklarohej për media.

Ish-deputeti i Gani Geci ka deklaruar në një intervistë për Kosova Live se familja Jashari i kishte thënë “Jo” kërkesës së Albin Kurti për kandidaturë për president qysh në natën kur iu kishin shkuar në Prekaz.

banner

Geci ka shtuar se, përkundër refuzimit nga familja emblematike, Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje tentuan të “shesin mjegull”, duke detyruar Murat Jasharin që të flasë për media.

“Familja Jashari po dëshiron të mbetet jashtë politikës”, ka përfunduar Geci.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.