
Arben Gashi, zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.
Gashi ka përmendur një gjë interesante.
Sipas tij, Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka filluar të mbledh nënshkrimet për president.
“Ka pasë ide me sa kam pa që Ramush Haradinaj me i mbledh nënshkrimet nga deputetët individulisht apo nga grupet politike, por nuk e di a është konkretizu” – tha ai.



