Gjashtë raste të dhunës në familje të raportuara gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orëshin e fundit.

Dy raste në Prishtinë, dhe nga një në Gjilan, Shtime, Junik dhe Dragash.

banner

Njoftimi: DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 06.12.2025-05:00. Dyshohet se djali i saj i dyshuari m/k i kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj ankueses f/k. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 05.12.2025-NN. Me 06.12.2025 dyshohet se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj e ka ofenduar ankuesen f/k dhe ndihet e rrezikuar dhe sipas saj i njëjtit shpeshherë shkakton dhunë psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar.

Gjilan 28.11.2025-18:00. Lidhur me rastin me 06.12.2025 është arrestuar i dyshuari m/k dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Shtime 01.12.2025-15:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që, ditë më parë kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës f/k. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Dragash 06.12.2025-NN. Është raportuar se para një muaji ankuesi m/k ka shkuar në shtëpinë e tij, por bashkëshortja e tij e dyshuara f/k nuk e ka lejuar. Palët janë intervistuar, dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.