Gjermania riafirmon mbështetjen për KFOR-in në Kosovë

Në Konferencën e Shteteve Kontribuese të Forcave KFOR, përfaqësuesi i Ambasadës Gjermane theksoi rolin jetik të trupave gjermane për sigurinë dhe paqen në Kosovë.

Sot, në Konferencën e Shteteve Kontribuese të Forcave KFOR, Ngarkuari me Punë i Ambasadës Gjermane në Kosovë, Christian Böttcher, riafirmoi mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë për misionin e KFOR-it dhe për NALT-in (“NATO Advisory and Liaison Team” – Ekipi Këshillues dhe i Ndërlidhjes i NATO-s).

banner

Böttcher theksoi rëndësinë e rolit që ushtarët gjermanë luajnë në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë, duke nënvizuar se prania e tyre kontribuon drejtpërdrejt në sigurimin e një mjedisi të qetë dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët.

“Ushtarët tanë luajnë një rol jetik në sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Angazhimi i tyre është një simbol i fuqishëm i paqes dhe bashkëpunimit në Evropë. Ne shprehim falënderimet tona më të sinqerta për të gjithë ata që shërbejnë në këto misione për përkushtimin dhe shërbimin e tyre”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane në Kosovë.

Gjermania mbetet një nga kontribuuesit kryesorë në misionin e KFOR-it, duke ritheksuar përkushtimin e saj afatgjatë për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë dhe në rajon.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.