
Namik Drançolli, një prej esnafive më të vjetër të Pejës, ka vite që ndjek të njëjtin ritual të bukur: ushqyerjen e zogjëve.
Siç shkruan “Peja në fokus”, para se të hapë dyqanin në Çarshinë e Gjatë, ndalet dhe shpërndan copëza buke për zogjtë.

Një veprim i vogël, por plot humanitet e ngrohtësi, që i jep jetë dhe atmosferë të veçantë Çarshisë së Pejës.



