
Rron Gjinovci, aktivist i shoqërisë civile dhe analist, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar dëshminë e Christopher Hill, ish-ambasador i ShBA-së gjatë luftës në Kosovë, në Gjykatën Speciale.
Më saktë, Gjinovci ka komentuar një deklaratë në lidhje me kompetencat e Hashim Thaçit, ish-president i Kosovës, në UÇK, transmeton Gazeta Politika.
Gjinovci ka qenë kritikues ndaj Hillit, duke e krahasuar me Gjergj Dedajn, një ish diplomat kosovar, që ishte bërë temë mediale disa herë për deklarata e qëndrime diskutabile.
“Jo, ai ishte veç pastrues në UÇK, prandaj e thirrën në Rambuje si prijës i delegacionit Kosovar. 😂
Këta diplomatët amerikanë menojnë që siç ju shkon fjala në vene t’lodhta si Kosova, i shkon edhe para profesionistave ma të fortë te gjyqësorit evropian. 🤦♂️
Një Gjergj Dedaj që flet anglisht, mjerim” – ka shkruar Gjinovci, transmeton Gazeta Politika.



