
Procesi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ish-krerë të UÇK-së, po shkon drejt përfundimit.
Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të dorëzohen dosjet përfundimtare.
Këto dosje do të dorëzohen nga të gjitha palët, përfshirë prokurorinë dhe avokatët mbrojtës, si dhe nga avokat i viktimave të pranuara në këtë proces gjyqësor.
Pas dorëzimit të dosjeve, do të pasojë fjala përfundimtare, që pritet të mbahet nga 9 deri më 18 shkurt, nga ku ky procesi gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, konsiderohet edhe zyrtarisht i mbyllur.



