Gjykimi në Hagë, Osmani: Bashkë me mijëra luftëtarë, krerët e UÇK-së u ngritën për liri dhe dinjitet

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka mbajtur fjalimin për nderim të 18 vjetorit të shtetit të Kosovës.

Në fjalimin e saj, Osmani ka përmendur krerët e UÇK-së në Hagë.

banner

Osmani ka vlerësuar se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejt.

“Krerët e UÇK-së që sot gjinden në Hagë, se bashku me mijëra luftëtarë të tjerë dhe me mbështetjen e palëkundur të popullit të Kosovës i ngritën për liri, për dinjitet dhe për të drejtën e patjetërsueshme për të jetuar të lirë në atdheun e tyre. Prandaj çdo përpjekje për të barazuar luftën tonë çlirimtare me krimet e regjimit gjenocidal të Serisë jo vetëm që e minon drejtësinë, por dëmton rëndë edhe themelet e paqes afatgjate në rajonin tonë” – tha Osmani.

Tutje, Osmani ka theksuar se e UÇK-ja është ideali më i madh që kanë ndërtuar shqiptarët ndër shekuj.

“Ajo u ndërtua nga ata që u persekutuan, u luftuan, u burgosen por asnjëherë nuk u nënshtruan. Në themelin e shtetit tonë qëndron vizioni i presidentit historik, Ibrahim Rugova, arkitektit të pavarësisë sonë. Me vizion ai udhëhoqi popullin. Historia u brumos në periudhën e luftës për liri. Ajo mban emrin e komandantit Adem Jashari. UÇK-ja është ideali më i madh që kanë ndërtuar shqiptarët ndër shekuj. Kjo luftë ishte e drejtë dhe gjithnjë e pastër. Çdo përpjekje për ta njollosur atë është e padrejtë, historikisht e pavërtetë dhe e papranueshme. Krerët e UÇK-së që sot gjenden në Hagë së bashku me mijëra luftëtarë dhe me popullin tonë u ngritën për liri e dinjitet” – theksoi Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.