Grafite kërcënuese ndaj jetës së Albin Kurtit shfaqen në veri të Mitrovicës

Një kërcënim serioz ndaj jetës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është raportuar mbrëmë në veri të Mitrovicës.

Në rrugën “Vasilije Ostrovski” është gjetur një grafit i shkruar në gjuhën serbe me shkronja cirilike, i cili në shqip përkthehet: “Me agimin e ditës, Albin Kurti do të jetë i vdekùr”.

banner

Sipas raportimeve të Sinjalit, pas marrjes së informatës operative, njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Kanosje”. Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.