
Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së, ka folur për gjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Gucati ka vlerësuar se organizata e veteranëve do të marrë edhe hapa të tjerë.
Madje, Gucati ka theksuar se nuk do të rrinë duarkryq.
“Unë nuk do të thosha se s’do të marrim hapa, ne do të marrim hapa po hala s’kemi menduar as datë, as ditë, as formën e saj. Po me sa e di, ne s’do të rrimë duarkryq. Këtë e di. Shoqatat e dala nga lufta, tri shoqatat e dala nga lufta nuk do të rrinë duarkryq me veteranë, bashkërisht me shokë tanë me krejt edhe me shoqërinë civile do të bisedojmë, do të ulemi shumë shpejt për hapat” – ka thënë Gucati.



