Hamza thotë se ura e re mbi Ibër po përdoret për “marketing politik”: Vinë deputetët e bëjnë “selfie” në Mitrovicë

Bedri Hamza, kryetar i Komunës së Mitrovicës, ka dhënë një intervistë në lidhje me zhvillimet në këtë komunë.

Natyrisht, në intervistën për Klan Kosova, Hamza foli edhe për urën e re mbi lumin Ibër, që u përurua në muajin gusht.

banner

Hamza ka pasur një dilemë edhe rreth sigurisë së urës, duke supozuar se kjo urë do të mund të shërbejë në të ardhmen si shkaktar i vërshimeve në Mitrovicë.

“Unë i kam vetëm dy shqetësime sa i përket asaj ure. E para, do të thotë ne kemi bë një urë lartë atje në fillim të liqenit, që e ka edhe gjerësinë, edhe gjatësinë më të madhe në një procedurë të prokurimit, që ka kushtu 212 mijë euro. Një urë e përmasave të ngjajshme me kushtue sa dhjetë fishi i saj është temë pak interesante. Edhe tjetra. Nuk jam ekspert i ndërtimeve të urave, por kam dilemat e mia në konsultim me njerëzit e fushës, të ardhmen, uroj që jo, mundet me paraqit rrezik që me u shndërru në shkaktar të vërshimeve në Mitrovicë. Uroj që kurrë të mos ndodh” – tha Hamza.

Tutje, Hamza e ka quajtur “marketing politik”.

I kuptoj njerëzit që kanë qejf dhe dëshirë me çështje të caktuar të bëjnë shumë PR, edhe marketing politik. Unë i mirëkuptoj. Edhe shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës vijnë në vizitë në Mitrovicë, edhe bëjnë një selfie a ku e di unë cka. Unë jetoj në Mitrovicë. Unë kam jetuar në Mitrovicë. Unë kam punuar në veri, unë dal në veri, lëvizi. Kam dalë edhe kur ka qenë edhe më vështirë, kur ka qenë edhe shumë më vështirë ndërtimi i shtëpive në veri” – deklaroi Hamza, transmeton Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.