Haradinaj dikur: Unë kam qenë ushtar, Kurti zëdhënës i UÇK-së

Në pamje shihet ish-komandanti i UÇK-së, me gjasë, duke kërkuar lirimin e Kurtit, të cilin e quan zëdhënës të UÇK-së, ndërsa vetën e përshkruan si ushtar.

Një video e vjetër e ish-komandantit të UÇK-së dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, është rikthyer në qarkullim dhe po shpërndahet gjerësisht në rrjete sociale.

banner

Në pamjet e publikuara, Haradinaj shihet, me gjasë, duke kërkuar lirimin e Albin Kurtit, duke e cilësuar atë si zëdhënës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Unë kam qenë ushtar, ndërsa Albin Kurti ishte zëdhënës i UÇK-së”, dëgjohet të thotë Haradinaj në video.

Rikthimi i këtij materiali vjen në një kohë kur ish-diplomati amerikan James Rubin dëshmoi në Hagë në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.