Haradinaj takon Osmanin, mbështet pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes

Kreu i AAK-së thotë se çdo iniciativë ku Kosova qëndron krah Shteteve të Bashkuara ka rëndësi të veçantë për vendin.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se me ftesë të Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim për të diskutuar mbi Bordin e Paqes, si dhe zhvillimet e fundit politike në vend dhe në rajon.

banner

Haradinaj tha se i ka shprehur Presidentes vlerësimin për pjesëmarrjen e Kosovës në këtë iniciativë, e cila është ndërmarrë me ftesë të Presidentit amerikan Donald J. Trump.

Sipas tij, çdo partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në çdo nismë ku Kosova qëndron krah për krah me to, ka rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit.

Ai theksoi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përkrah pa asnjë hezitim këtë angazhim dhe mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.