Haxhiu befason: Kosova është shtet unitar dhe jo multietnik – s’ka të drejtë të vetos për Listën Serbe

Albulena Haxhiu, nënkryetare e Kuvendit, ka deklaruar të mërkurën në një konferencë për media se Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar komente në Gjykatën Kushtetuese lidhur me ankesën e Listës Serbe për çështjen e nënkryetarit serb të Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu ka theksuar se “Kosova është shtet unitar dhe jo multietnik” dhe se askush nuk ka të drejtë veto mbi organet e Kosovës.

banner

“Së pari dua të theksoj se shteti ynë është unitar dhe jo multietnik. Ky model është rregullatori i Republikës sonë demokratike. Në shtetin tonë të pavarur në vitin 2008, asnjë grup etnik, gjinor a shoqëror nuk e ka të drejtë ne vetos mbi organet tona që konstatojnë republikën. Ne qytetarët jemi palë të barabarta”, ka thënë ajo.

Haxhiu ka shtuar se Pakoja e Ahtisaarit, që i parapriu përmbajtjes së Kushtetutës së Kosovës, “ka dhënë vende të rezervuara për komunitetet joshumicë, e jo të drejtën e vetos”.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.