Haxhiu: Ftesa e VV-së që t’ia japë nënshkrimet Osmanit është që fajësia të kalojë te opozita

Gazetari thotë se oferta për nënshkrime nuk ishte për ta zgjedhur Konjufcën, por për ta zhvendosur përgjegjësinë te opozita.

Gazetari Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” në Televizioni 7 se ftesa e Lëvizjës Vetëvendosje drejtuar Vjosa Osmani për t’ia dhënë nënshkrimet për kandidim nuk ka pasur për qëllim zgjedhjen e Glauk Konjufca si president, por fajësimin e opozitës.

banner

Sipas Haxhiut, lëvizja politike është bërë me synimin që përgjegjësia për dështimin e mundshëm të seancës të kalojë te partitë opozitare përmes bojkotimit të saj. “Nuk është ftesë për Vjosa Osmanin që të fitojë Glauk Konjufca, por që fajësia të kalojë kah opozita duke e bojkotuar seancën”, është shprehur ai.

Ai shtoi se nëse situata nuk zgjidhet, vendi mund të përballet me një krizë të re politike. “Janë dy mundësi: ose të thirret në aktgjykimin që kërkon dy kandidatë, ose më datën 6 hyjmë në krizë të thellë, varësisht nga veprimi që do të ndërmarrë presidentja Vjosa Osmani”, ka deklaruar Haxhiu.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.