Haxhiu: Sonte do të mbahet edhe seanca për krijimin e Qeverisë

Pas zgjedhjes së kryetares dhe pesë nënkryetarëve, pritet që në mbrëmje të mbahet seanca për formimin e ekzekutivit të ri.

Kryetarja e sapozgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka shpallur të konstituuar institucionin ligjvënës, pas përfundimit të procesit të zgjedhjes së saj dhe të pesë nënkryetarëve.

banner

Me këtë hap, Kuvendi nis zyrtarisht punën për legjislaturën e re, duke hapur rrugën për formimin e institucioneve të tjera të vendit.

Haxhiu paralajmëroi se gjatë ditës do të mbahet edhe një seancë tjetër, ajo për votimin e Qeverisë së re të Kosovës. Sipas informacioneve, seanca për votimin e kabinetit “Kurti 3” pritet të zhvillohet rreth orës 19:00.

Në këtë seancë deputetët do të vendosin për përbërjen e ekzekutivit të ri të udhëhequr nga Albin Kurti.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.