Haxhiu thirrje opozitës “të mos bllokojnë zgjedhjen e Presidentit”, por nuk kanë propozim

Kryetarja e Kuvendit thekson rëndësinë e 80 votave për raundet e para dhe paralajmëron se bllokadat nuk shërbejnë interesit të shtetit.

Prishtinë – Albulena Haxhiu, Kryetare e Kuvendit të Kosovës, i ka bërë thirrje opozitës që të mos pengojë procesin e zgjedhjes së Presidentit. Ajo shtoi se nuk ka emra të përvetshëm për kandidatë përveç atyre që ka përmendur publikisht Kryeministri Albin Kurti.

banner

“Vetëm situatat e vitit të kaluar mendoj që nuk ka nevojë të na përsëriten. Nuk mund të ndërhyj në diskutimet që partitë politike i bëjnë. Sot do të ketë takim tjetër mes Kurtit dhe Abdixhikut. Le të shohin cilat do të jenë qëndrimet pas këtij takimi”, tha Haxhiu.

Kryetarja e Kuvendit shtoi se brenda Vetëvendosjes ka pasur diskutime, por nuk ka pasur emra të përvetshëm për kandidaturë. “Është e rëndësishme të kemi parasysh që bllokadat nuk prodhojnë asnjë të mirë, as interesin tonë si shtet. Është e rëndësishme t’i kemi 80 vota në dy raundet e para pa tendenca për të bllokuar zgjedhjen e Presidentit. Aktgjykimi kërkon që të gjithë deputetët të jenë të pranishëm dhe të votojnë”, shtoi ajo.

Haxhiu nënvizoi se kërkesa për 80 vota është e lidhur me detyrimin ligjor që deputetët të votojnë, duke garantuar kështu zgjedhje të rregullt dhe të ligjshme të Presidentit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.