Haziri lavdëron Osmanin për Bordin e Paqes, kritikon Kurtin: Ka kufizime serioze për nivele të tilla

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, i është gëzuar anëtarësimit të Kosovës në Bordin e Paqes, një nismë që udhëhiqet nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Haziri e ka quajtur këtë një lajm të madh.

banner

“Është lajm i madh për Kosovën, pjesëmarrja në iniciativën për paqe që Presidenti Trump sot në Davos e konfirmoi si proces të paqes. Kosova, më shumë se çdo vend tjetër, është falënderuese dhe mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Haziri për FrontOnline.

Tutje, Haziri ka lavdëruar Vjosa Osmanin, presidente e Kosovës, ndërsa ka kritikuar Albin Kurtin, kryeministër në detyrë i Kosovës.

Natyra e përfaqësimit është e qartë, pasi Presidentja Osmani tash e disa vjet e përfaqëson Kosovën në takimet më të larta ndërkombëtare dhe rajonale…Kryeministri Kurti është në kufizime serioze për kontakte në nivele të tilla, për shkak të gjendjes brenda Kosovës”, tha nënkryetari i LDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.