Heqja e masave nga BE-ja, Reçica: Meritë ekskluzive e Bedri Hamzës, jo e Albin Kurtit

Elmi Reçica, kandidat i PDK-së për deputet, ka komentuar heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.

banner

Reçica ka vlerësuar se kjo është meritë e Bedri Hamzes, e jo e Albin Kurtit.

“Heqja e masave ndëshkuese nga Bashkimi Evropian është lajm i mirë për Kosovën. Është meritë ekskluzive e Bedri Hamzës e jo e Albin Kurtit dhe Besnik Bislimit. Janë pikërisht këta të fundit që të e futën Kosovën në izolim dhe konfrontim me aleatët tanë. PDK ka qenë e qartë dhe konsistente, Kosova duhet të rikthehet në rrugën e bashkëpunimit, dialogut dhe besimit me BE-në. Bedri Hamza ka dëshmuar se diplomacia aktive funksionon, me veprime konkrete në Bruksel, ai e ka rikthyer Kosovën në rrugën e partneritetit strategjik. Me Kurtin do të ketë izolim dhe regres, ndërsa me Bedri Hamzën, zhvillim, stabilitet dhe marrëdhënie të forta me partnerët ndërkombëtarë. Bashkë. Përpara”, ka shkruar Reçica në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.