Hoxha e konfirmon pjesëmarrjen e Vjosa Osmanit në protestën pro Thaçit dhe të tjerëve më 17 shkurt

Eliza Hoxha, ish-deputete e PDK-së dhe përfaqësuese e organizatës “Liria ka emër”, ka folur në lidhje me përgatitjet rreth marshit protestues që do të mbahen më 17 shkurt në lidhje me gjykimin në Hagë.

Hoxha ka bërë të ditur se në marsh do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

banner

Bashkë me Osmanin, sipas Hoxhës, do të jetë edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Ne kemi qenë dhe kemi takuar presidenten dhe ajo ka përgjigjur pozitivisht ftesës sonë. Ka komunikuar dhe ka shprehur gatishmërinë që të vijë me një grup nga Presidenca në marsh. Gjithashtu ka ofruar dhe mbështetje për çështjet që kemi pasur mundësi të diskutojmë”, tha Hoxha, në emisionin “Info Magazinë” në Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.