Hykmete Bajrami: Votën për Nenad Rashiq e dhamë pas interpretimit të aktgjykimit të Kushtetueses

Hykmete Bajrami: Votën për Nenad Rashiq e dhamë pas interpretimit të aktgjykimit të Kushtetueses.

Deputetja e LDK-së thotë se vendimi për të mbështetur Rashiqin si nënkryetar të Kuvendit u mor pas analizës ligjore të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

banner

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se votimi i Nenad Rashiqit për postin e nënkryetarit të Kuvendit është bërë pas analizës së aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas saj, ky aktgjykim ka sjellë qartësi ligjore lidhur me mënyrën se si duhet të zgjidhet përfaqësuesi nga komuniteti serb në kryesinë e Kuvendit.

“Nuk e kemi pasur të qartë dhe tash këtë qartësi e ka dhënë aktgjykimi i Kushtetueses. Ne kemi parë që ka një të drejtë të tillë dhe kemi marrë vendim, sipas interpretimit që kanë bërë juristët në grupin parlamentar,” ka deklaruar Bajrami.

Ajo ka shtuar se në rast se nuk arrihet formimi i qeverisë së re, LDK-ja do të mbështesë shpërbërjen e Kuvendit.

“Nëse nuk mund të formohet një qeveri, votat e LDK-së do të jenë për shpërbërjen e Kuvendit,” ka theksuar deputetja Bajrami.

Vendimi i LDK-së për të votuar Rashiqin u konsiderua vendimtar në konstituimin e Kuvendit, pasi pas disa dështimeve të njëpasnjëshme të kandidatëve të Listës Serbe, Rashiq arriti të sigurojë votat e nevojshme për këtë post.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.