Ilir Deda: Kurti zgjodhi sulmin, jo reflektimin që i duhej Kosovës

Analisti thotë se kryeministri në detyrë po vazhdon me polarizim politik, në vend të autokritikës dhe bashkëpunimit për stabilitetin e vendit.

Analisti politik Ilir Deda ka reaguar pas konferencës së sotme të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se vendi kishte nevojë për reflektim dhe përgjegjësi politike, por që sipas tij Kurti vazhdoi me akuza dhe polarizim të mëtejmë.

Në një reagim publik, Deda ka vlerësuar se nëse do të kishte reflektim real, Kurti do të duhej të dërgonte disa mesazhe të qarta për opinionin dhe skenën politike në vend.

Ai ka listuar pesë pika kryesore që sipas tij duhej të ishin pjesë e adresimit të Kurtit:

Kërkim falje për gabimin në llogaritjen e shumicës parlamentare Marrje përgjegjësie për dështimin në formimin e koalicionit qeverisës Përkushtim për t’i dhënë fund gjuhës polarizuese dhe nisje të një kapitulli të ri Shtrirje dore për bashkëpunim ndaj të gjitha partive pas zgjedhjeve të dhjetorit Ftesë për konsensus në buxhetin 2026 dhe ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për të shmangur krizën

Deda akuzoi Kurtin se në vend të këtyre hapave, ai vazhdoi të sulmojë partinë më të madhe opozitare, LDK-në, dhe të trajtojë PDK-në si armike politike.

“A e din që këto parti janë të popullit të njëjtë me të tijën?”, pyeti ai në reagimin e tij.

Sipas Dedës, Kurti po vazhdon me strategjinë e vjetër “gjithçka apo asgjë”, një qasje që ai e përshkruan si të dështuar dhe të rrezikshme për stabilitetin politik në Kosovë.

Në fund, analisti u shpreh se vendi ka nevojë për frymë bashkuese, jo për thellim të përçarjeve, duke shtuar se reflektimi i munguar sot do të kishte sjellë përfitime për të gjithë qytetarët.

Back to top button