
John Duncan, Ish-këshilltari i gjeneralit amerikan Ëesley Clark, ka vazhduar sot dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Në deklarimin e tij, Duncan tha se gjatë kohës sa e njihte Hashim Thaçin, nuk kishte parë ndonjëherë që ai të jepte urdhra apo direktiva.
“Asnjëherë nuk kam parë që të jepte direktiva apo urdhra. Ishte qartë se kishim të bënim me dy lloje njerëzish: e para, me ushtarakun oficer, dhe e dyta, me politikanin. Kjo ishte përshtypja që më ishte krijuar mua” – ka theksuar Duncan.



