
Kandidati për kryetar të Prishtinës rikthehet mbi debatin me Sami Lushtakun dhe thekson pavarësinë e vendimmarrjes së tij.
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka komentuar sërish mbi debatet e fundit me Sami Lushtakun, duke thënë se “propaganda e tillë rikthehet në kohë zgjedhjesh”. Ai ka theksuar se të gjitha vendimet do t’i marrë vetë, ashtu siç ka vepruar gjatë gjithë karrierës së tij politike.
Ismaili e ka cilësuar si gabim deklaratën e tij në një paraqitje televizive, por ka shtuar se kurrë nuk ka hezituar të marrë vendime bazuar në ligj dhe në interes të shëndetësisë së Kosovës gjatë kohës sa ka qenë ministër i Shëndetësisë.
Ai ka theksuar se karrierën dhe përvojën e tij politike nuk do ta rrezikojë duke lejuar ndërhyrjen e dikujt tjetër në udhëheqjen dhe vendimmarrjen për Prishtinën. “Të vetmen përgjegjësi dhe llogari do ta jap vetëm para qytetarëve të Kosovës,” ka deklaruar Ismaili.



