Izet Mexhiti pyetet për bashkëpunimin me Ali Ahmetin: S’kemi hasmëri, për çështje kombëtare mund të bisedojmë

Izet Mexhiti, kryetar i Çairit dhe Lëvizjes Demokratike, ka folur në lidhje me mundësinë e bashkëpunimit me BDI-në, që udhëhiqet nga Ali Ahmeti.

Mexhiti ka vlerësuar se nuk ka as hasmëri, as armiqësi private.

banner

“Ne hasmëri nuk kemi, as armiqësi private nuk kemi. Kemi pasur dallime politike, por unë sot jam pjesë e VLEN-it dhe jam 100 për qind i fokusuar për ta konsiliduar VLEN-in, që VLEN-i të jetë një subjekt. Natyrish për çështje kombëtare, për cështje jetike, mund edhe të ulemi dhe të bisedojmë kur ka nevojë” – tha Mexhiti në RTV 21 të Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.