Jahjaga lobon në Indonezi: Kërkova njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin në Organizatën për Bashkëpunim Islamik

Atifete Jahjaga, ish-presidente e Kosovës, është duke qëndruar në Indonezi, një nga vendet e mëdha me shumicë myslimane që ende nuk e njeh Kosovën.

Në një postim në Facebook, Jahjaga ka treguar se në Indonezi ka kërkuar njohjen e Kosovës, transmeton Gazeta Politika.

banner

Po ashtu, Jahjaga ka treguar se ka adresuar kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën për Bashkëpunim Islamik.

“Ambasadorit z. Samir Bakr i adresova kërkesën për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizatën për Bashkëpunim Islamik pasi anëtarësimi ynë do të ishte një vlerë e shtuar e veprimtarisë së tyre.

Njëherazi duke pasur parasysh ndodhitë e tanishme në botë,  përvoja dhe anëtarësimi e Kosovës si një shtet i ri dhe demokratik do ti shërbente qëllimeve dhe parimeve udhëheqëse të kësaj organizate, atyre për paqen ndërkombëtare” – ka shkruar Jahjaga, ndër të tjera.

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.