Jahjaga vlerëson kontributin e Nexhat Dacit në jetën institucionale të Kosovës

Ish-presidentja e cilëson ndarjen nga jeta të ish-Kryetarit të Kuvendit si humbje për vendin.

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vlerësuar kontributin e ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, duke theksuar rolin e tij në ndërtimin e institucioneve dhe në jetën publike të vendit.

banner

Jahjaga e ka cilësuar ndarjen nga jeta të Dacit si një lajm të hidhur, duke shtuar se kontributi i tij institucional dhe politik do të kujtohet përherë.

“Në këto momente të rënda, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij”, ka deklaruar ajo.

Në fund, ish-presidentja ka shprehur respektin e saj për figurën e Nexhat Dacit.

“I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, shkroi ajo.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.