
Dushan Janiq, analist nga Serbia, e ka përsëritur sërish një deklaratë në lidhje me qasjen e ShBA-së ndaj Kosovës dhe Serbisë.
Më saktë, Janiq ka ritheksuar se ShBA-ja po e përgatit një dokument, ku Serbisë do t’i kërkohet ta njohë Kosovën.
“I qëndroj, por ka disa ndryshime, dhe di që termi ‘Non paper’ është i famshëm për Ballkanin dhe unë e përdor, dhe për Aleksandër Vuçiç apo për njerëz të tjerë. Po këtë herë fola për ekspert amerikan apo kongresmen që po përdorin baza për dialogun e ardhshëm. Sipas informacioneve që kam, kongresi amerikan pranoi ligjin për Ballkanin Perëndimor, edhe ai e thotë qartë se duhet të arrihet një marrëveshje për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Burimet e mia janë ekspertë dhe politikanë,” – tha Janiq, përcjell Euroneës Albania.



