
Votat e qytetarëve në Fushë Kosovë, Gjilan, Prishtinë dhe Mitrovicë tregojnë se koalicionet ndërmjet LDK-së dhe PDK-së nuk janë pritur mirë nga elektorati.
Gazetari Jetlir Buja ka analizuar rezultatet e zgjedhjeve lokale dhe ka vënë re një trend interesant: koalicionet mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) shpesh nuk sjellin përfitime të mëdha në vota, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje (VV) përfiton.
Në Fushë Kosovë, LDK-ja bashkëpunoi me PDK-në, duke marrë vetëm 700 vota më shumë se në rundin e parë, ndërsa VV-ja rriti rezultatin me 800 vota. Në Gjilan, LDK–PDK morën 1,300 vota më pak se në rundin e parë, ndërsa VV-ja vetëm 5 vota më shumë. Në Prishtinë, 29 mijë vota të PDK-së u ndanë pothuajse baraz mes LDK-së dhe VV-së. Në Mitrovicë, PDK-ja bëri koalicion me LDK-në, duke marrë 500 vota më pak se në rundin e parë, ndërsa VV-ja fitoi 2,000 vota më shumë.
Analiza e Buja sugjeron se qytetarët nuk i përkrahin bashkëpunimet mes LDK-së dhe PDK-së, duke rikujtuar një mesazh të ngjashëm nga vitit 2015.



