Joseph optimist: Trump në pozitë unike për ta anëtarësuar Serbinë bashkë me Kosovën në NATO

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins dhe ekspert i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, ka folur në lidhje me raportet e Administratës Trump me Ballkanin Perëndimor.

Ai ka vlerësuar se kryesor i papërmbushur për stabilitet real dhe të qëndrueshëm është që Serbia ta pranojë rendin perëndimor për rajonin.

banner

Në një intervistë për gazetën boshnjake “Avaz”, Joseph foli për pozitën e presidentit Donald Trump.

“SHBA mund ta përmbyllë të gjithë dramën e papërfunduar të shpërbërjes së Jugosllavisë aty ku edhe filloi: në Kosovë. Siç kam shkruar muajin e kaluar në ‘SAIS Revieë’, presidenti Trump është në një pozitë unike për ta shtyrë Beogradin të angazhohet për anëtarësim në NATO, së bashku me Kosovën. Kjo do ta përfundonte bllokadën dhe do ta ndryshonte në mënyrë dramatike marrëdhënien e Serbisë me fqinjët – dhe, po aq e rëndësishme, me të kaluarën, përfshirë Srebrenicën. Dhe shtoj Zhepën, ku kam shërbyer në korrik 1995 me UNPROFOR-in”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.