Ka ndërruar jetë analisti i njohur amerikan, Janusz Bugajski

Lajmin për vdekjen e analistit të njohur e ka bërë të ditur Elez Biberaj, ish-drejtor i Zërit të Amerikës, i cili e ka përshkruar Bugajskin si një mik, koleg dhe zë të fuqishëm për demokracinë dhe lirinë e shtypit.

Ka ndërruar jetë analisti i njohur amerikan Janusz Bugajski, një prej njohësve më të thellë të çështjeve të Evropës Lindore dhe Ballkanit.

banner

Lajmi është bërë i ditur nga Elez Biberaj, ish-drejtor në Zërin e Amerikës, i cili përmes një postimi ka shprehur dhimbjen dhe tronditjen për humbjen e mikut dhe kolegut të tij të afërt.

“U trondita dhe u trishtova thellë kur mësova për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut tim të ngushtë, Janusz Bugajski. Janusz ishte një analist i shkëlqyer i çështjeve euroaziatike, një autor i frytshëm, botimet e të cilit formësuan thellësisht kuptimin tonë për rajonin, dhe një avokat i palëkundur për demokracinë, qeverisjen e mirë dhe lirinë e shtypit. Ai ishte një mysafir i shpeshtë dhe i vlerësuar në transmetimet e Zërit të Amerikës, dhe pikëpamjet e tij ishin vazhdimisht të qarta, parimore dhe të informuara,” – ka shkruar Biberaj.

Ai shtoi se kishte bashkëpunuar me Bugajskin për shumë vite në projekte të ndryshme që lidhen me Ballkanin, duke e cilësuar atë si një njeri me integritet dhe përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj vlerave demokratike.

“Gjatë viteve kemi punuar së bashku në shumë projekte, veçanërisht në çështjet e Ballkanit. Arrita ta admiroj jo vetëm për intelektin e tij, por edhe për integritetin, zgjuarsinë dhe përkushtimin e tij të palëkundur ndaj vlerave që ai i mbante të shtrenjta. Mungesa e tij do të ndihet thellë nga të gjithë ne që patëm privilegjin ta njihnim dhe të punonim me të. Do të më mungojë shumë. Pusho në paqe, Janusz,” – përfundon Biberaj.

Bugajski ka qenë një prej analistëve perëndimorë më të angazhuar në çështjet e Ballkanit, autor i dhjetëra librave dhe studimeve mbi politikën e jashtme amerikane, ndikimin rus dhe proceset demokratike në Evropën Juglindore.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.