
Beni Kizolli, profesor në UBT dhe inxhinier i komunikacionit urban, ka komentuar vërshimet në disa komuna.
Kizolli ka kritikuar kryetarët e komunave të cilët, sipas tij, nuk kanë arritur të sjellin investime serioze për menaxhimin e fatkeqësive.
“Gjendja në shumë komuna është për keqardhje. Sot shohim kryetarë komunash që janë në mandatin e dytë apo të tretë dhe ende nuk kanë sjellë investime serioze për menaxhimin e këtyre fatkeqësive (p.sh. Drenas, Suharekë, Rahovec)” – ka shkruar Kizolli, ndër të tjera.



