
Halil Geci, babai i deputetit të Vetëvendosjes, Fatos Geci, ka bërë një deklaratë të rëndë ndaj Presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se ajo “në Turqi do të pushkatohej”.
Në një postim në Facebook, Geci shkroi:
“Ja si iu bashkua Vjosa tavolinës së tradhtisë – si vegël e puçit të Prontos.”
“Baton Haxhiu i thotë gazetares për takimin që po flasim: ‘A e di kush e ka aranzhuar?’ Gazetarja: ‘Kush?’ Batoni: ‘UNË.’ Ja pse kjo ‘atdhetare’, që e mban emrin e Ibrahim Rugovës në gojë si bananen për Bajram, bëri grushtet. Po të ishte në Turqi, do të pushkatohej.”
Deklarata e tij ka shkaktuar reagim të menjëhershëm nga Presidenca e Republikës së Kosovës, e cila e konsideron këtë gjuhë të papranueshme dhe kërcënuese ndaj një figure të zgjedhur nga qytetarët. Institucioni i presidentes ka theksuar se çdo thirrje për dhunë ndaj Presidentes Osmani duhet trajtuar nga organet kompetente dhe është e dënueshme sipas ligjit.



