Kolektivi Feministë kundër Osmanit për Bordin e Paqes: Legjitmuese e gjenocidit, ndërmarrje okupatore

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka reaguar në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.

Ky kolektiv e ka kundërshtuar anëtarësimin, duke e quajtur Bordin e Paqes si “ndërmarrje okupatore”.

banner

“E ftuar nga Trump, Vjosa Osmani e ka zotuar pjesëmarrjen e Kosovës. Sipas planeve të këtij Bordi, shtetet anëtare do të dërgojnë trupa ushtarake për administrimin e zonave të Gazës si dhe, në rast të synimit për t’u bërë anëtare të përhershme, duhet të paguajnë mbi 1 miliardë dollarë për anëtarësi. Lëvizja e presidentes Osmani shënon një rreshtim i cili përveç se e legjitimon gjenocidin dhe e bën Kosovën bashkëfajtore në kolonializimin e mëtejshëm të popullit palestinez, paraqet precedent të rrezikshëm për shtetin dhe popullin e Kosovës. FSK-ja, e formuar për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës, do të dërgohet për të mbajtur një rend gjenocidal, e në këtë mision do të rrezikohen dhe të vriten në fushëbetejë me ata/o që luftojnë për lirinë e tyre” – ka shkruar Kolektivi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.